ITALI 

Policia italiane në Macerata ka arrestuar një burrë shqiptar 34 vjeç dhe gruan e tij shtatzënë, një 28-vjeçare, pasi në shtëpinë e tyre u gjetën pajisje që shërbinin për tregtimin e drogës.

Burri përfundoi në burgun e qytetit, ndërsa gruaja e tij u la në arrest shtëpiak, për shkak se ajo ndodhej në muajt e fundit të shtatzënisë. Karabinierët, me anë të një mobilizimi të shpejtë, pas informacioneve se në banesën e çiftit shqiptar kishte pajisje për tregtinë e lëndëve narkotike, kanë bërë një kontroll të shpejtë dhe gjetën aty laboratorë e para të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal, shkruajnë mediat italiane.

Çiftit shqiptar iu gjetën 4000 euro të gatshme në banesë, ndërsa burri ishte emër i njohur për policinë, pasi edhe më herët kishte pasur probleme të theksuara me drejtësinë.

Paratë u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të sistemuara mirë, në atë mënyrë që të ishte vështirë t’i gjeje. Ndërsa gruaja u lejua të kthehej në shtëpi nën arrest shtëpiak, burri u la në burg, në pritje të gjykimit për tregti droge. Ndërkaq, droga e kapur dhe paratë e dyshuara kriminale janë sekuestruar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb