KËLCYRË

Ish-kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Tritan Shehu ishte sot në Këlcyrë, ku iu bashkua qytetarëve për të kundërshtuar prishjen abuzive të disa shtëpive.

Ai pohoi se kjo është një sjellje arrogante dhe abuzive e kësaj qeverie, ndërsa shton se e vetmja formë  për ta frenuar këtë “abuzivitet” në Këlcyrë janë protesta, ashtu siç vepruan qytetarët tek zona e ‘Astirit’

“Ndal projekteve korruptive, arrogances se rregjimit, shkaterrimit te pronese privte e hedhjes ne rruge te banoreve! Kjo u protestua sot se bashku ne Kelcyre kunder kesaj qeverisje dhe atij kryetari bashkie aty, qe pa asnje transparence dhe argumentimi duan te shkaterrojne dhjetra godina e shtepi.

Nje “projekt rekteativ” ky, sic e quajne, kunder te cilit eshte shprehur edhe Keshilli Bashkiak ne terresi. Vetem protesta e vazhduar mund ta ndaloje kete “Astir” te dyte”, shkruan ai në “Facebook”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb