Në 5 janar Jani Alia u arrestua nga autoritetet greke në Athinë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet se si Alia duket sot.

Alia, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e Elton Çiçës në vitin 2016. Sipas Çelmetës, lëvizjet e dyshimta të Alias kishin tërhequr vëmendjen e policisë greke, e cila e shoqëroi për verifikim.

Gjatë këtij procesi, Alia paraqiti një dokument identifikimi të falsifikuar, por kontrolli i shenjave të gishtave zbuloi identitetin e tij të vërtetë. Pas kësaj, autoritetet greke e arrestuan menjëherë.

“Jani Alia, i cili vrau Elton Çiçon, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Autoritetet greke në Athinë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta të Jani Aliajt dhe e kanë shoqëruar atë për verifikim. Ai ka treguar një dokument identifikimi fals, i cili është pikasur nga autoritetet. Pas marrjes së shenjave të gishtave është zbuluar identiteti i tij dhe më pas është kryer arrestimi”, u shpreh ai.

Jani Aliaj
Jani Aliaj

Ndalimi paraprak u bë për falsifikim, teksa mbante identitetin e Aleks Kreshniku 48 vjeç, dhe më tej u zbulua skeda për krimet dhe dënimet e mëparshme.

Efektivët fillimisht vunë re lëvizjet e dyshimta të Aliajt në zonën e “Platonos Korai” dhe i kërkuan t’i nënshtrohej kontrollit. Patrulla evidentoi me pajisjen speciale se karta që ai mbante kishte identitet fals. Për këtë qëllim u transferua në Komisariat, aty ku dhe më tej u zbulua identiteti i tij i vërtetë dhe kartela me krime dhe dënime

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb