Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Mirdite, ku 38- vjeçari Arbër Caka ndërroi jetë pasi u godit nga kova e fadromës të cilën po e rregullonte.

BalkanWeb ka siguruar foton e të ndjerit.

Arbër Caka
Arbër Caka

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak
Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.
Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb