TIRANË

Kjo është banesa e çiftit të biznesmenëve Petrit dhe Afërdita Laze që mbrëmjen e djeshme ra pre e grabitësve, të cilët u përleshën dhe më pas plagosën burrë e grua.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se shtëpia e familjes Laze, e cila ndodhet në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, një banesë dy katëshe është e aksesueshme nga shumë persona pasi kati i parë shërben si punishte për prodhimin e produkteve të brumit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se në shtëpi ka sistem alarmi i cili aktivizohet pas orës 10:30 kur ndërrohen turnet për këtë arsye grabitësit e kanë pasur më të lehtë të hyjnë rreth orës 21:40 kohë kur sipas policisë ka ndodhur edhe ngjarja.

Çifti me origjinë nga Skrapari, prej vitit 1995 jeton në Tiranë kur ushtrojnë biznesin e tyre për prodhimin e bukës. Dy bashkëshortët janë përleshur me grabitësit që kanë qenë dy dhe janë plagosur prej tyre në pjesën e poshtme të trupit.

Petrit Laze po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi është në gjendje më të rëndë, ndërsa e shoqja, Afërdita po i nënshtrohet ekzaminimeve.
Dëshmitare e ngjarjes ka qenë edhe vajza e tyre 17-vjeçare, e cila fatmirësisht nuk është prekur.

Dyshohet se autorët kanë pasur informacion se nuk do të kishte njerëz në banesë, por u diktuan më pas nga të zotët e shtëpisë. Po kështu burimet thanë se një nga grabitësit mund të jetë i afërm me çiftin Laze, pasi ata të dielave udhëtonin jashtë qytetit dhe autorët dinin mirë ku të kontrollonin për paratë apo sendet me vlerë në banesë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të banesës dhe objekteve të tjera pranë për të siguruar prova që mund të çojnë në kapjen e autorëve. Ndërkohë janë disa persona të shoqëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: