VLORË

Mbrëmjen e djeshme,  disa persona të paidentifikuar zbrazën armën ndaj një 47-vjeçari në Selenicë të Vlorës, ndërsa viktimë e këtij atentati mbeti shtetasi Nikola Ikonomi, banor i fshatit Resulaj.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë, gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti ka siguruar foton e të vrarit, i cili rezultonte i dënuar më parë për trafik droge.  Ky që shihni në foto është viktima e atentatit në Selenicë, ndërsa bashkëfshatarët e tij e thirrnin atë në dy emra si Nikola Ikonomi dhe Laver Tozaj.

Nikola Ikonomi
Nikola Ikonomi

Fillimisht ishin disa kalimtarë që e konstatuan Ikonomin, të cilin e transportuan me makinë private drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra ai nuk mundi të mbijetojë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: