Është publikuar fotografia e Renaldo Metushit, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë gjatë atentatit që ndodhi sot pasdite në lagjen “Don Bosko”.

Të dy të plagosurit, Kastriot Elezi, 45 vjeç, dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç, janë jashtë rrezikut për jetën. Raportet sugjerojnë se Kastriot Elezi ka qenë shënjestra e sulmit, duke marrë një plumb në gjoks dhe shpatull, ndërsa Metushi është plagosur në këmbë.

  • foto galeri

Metushi ishte përfshirë në një atentat, gjatë të cilit u qëllua me armë me silenciator nga persona ende të paidentifikuar në një lokal në lagjen “Don Bosko”.

Makina Volkswagen Golf 5, e përdorur nga autorët, është gjetur e djegur nga policia në zonën e Qerekës. Autori, i ndihmuar nga individë të tjerë, ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe ka braktisur Tiranën.

Sipas dëshmitarëve, autori kishte maskë dhe kapelë. Ai ka hyrë në lokalin ku ndodhej Kastriot Elezi dhe ka qëlluar atë në kraharor.

Kastriot Elezi, i Dënuar për Prostitucion në Itali, Identifikohet si Shënjestra e Atentatit

Kastriot Elezi, 45 vjeç, është plagosur sot nga një atentat me armë zjarri, duke marrë plumba në krah dhe në mushkëri. Burimet mediatike raportojnë se Elezi ka një të shkuar kriminale, pasi ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Pas përfundimit të dënimit dhe arrestimit për ekstradim, ai është kthyer në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb