ELBASAN- Dy punonjës të Policisë së Elbasanit janë plagosur sot gjatë arrestimit të një grabitësi. Mësohet se i plagosur ka mbetur komandanti i shërbimit Ajet Celibashi si dhe një polic tjetër shërbimi. (foto: vendi ku ndodhi ngjarja dhe efektivi i plagosur Ajet Celibashi)

Celibashi polici

 

Efektivët kanë shkuar për të ndaluar një person që është denoncuar për grabitje mëngjesin e sotëm në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit por kanë hasur në rezistencë.

Autori ka ‘luftuar’ për disa minuta me policët dhe ka marrë gërshërët duke qëlluar mbi ta. Ndërkohë mësohet se dhe vetë autori ka marrë plagë pasi gjatë shoqërimit ka thyer një xham.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb