DURRËS

Kjo është 36-vjeçarja Asbije Kuka e cila u vra me thikë sot nga bashkëshorti i saj Ardian Kuka në Spitallë të Durrësit. Nëna e një djali 10 vjeç, Asbija u qëllua disa herë me thikë burri pas një sherri në banesën e tyre.

Asbije Kuka
Asbije Kuka

Ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur por nuk ka mundur të mbijetojë.

Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë. Policia është vënë në ndjekje të bashkëshortit të viktimës, Ardian Kuka i dyshuari kryesor i krimit. Sipas policisë, vrasja ka qenë brutale pasi autori e ka qëlluar përballë 5-6 herë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb