Personi që shihni në foto, është viktima e atentatit të ndodhur pak më parë në Shkodër, në rrugën Isuf Sokoli, në Zonën e Zdrales.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se Elis Rroshkodoli, u qëllua me armë ndërkohë që ishte duke pirë kafe në një lokal të zonës.

BalkanWeb ka zbuluar detaje në lidhje me këtë shkuarën e viktimës, i cili rezulton me precedentë penal për “Vjedhje”, “Plagosje” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

  • foto galeri

 

 

Ai ka goditur me thikë një person në Rumani në vitin 2023. I plagosuri rezultoi se ishte pronari i një lokali nate. Ndërsa në Belgjikë, Roshkodoli akuzohet për vjedhje në vitin 2014.

Gjithashtu, 36-vjeçari ka qenë edhe autor i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 2013.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb