Ushtarët polakë të stacionuar në Komandën Rajonale të Lindjes, pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, realizuan një patrullë rutinë në veri të Kosovës, me qëllim sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe ruajtjen e sigurisë së përgjithshme në këtë rajon.
Në një njoftim për mediat, është theksuar se këto aktivitete janë një pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it, i cili synon krijimin e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.