Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Megi Topalli, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Megi, e cila ka publikuar foton e parë me foshnjen e saj në karrocë, teksa shfaqen duke bërë xhiro nga liqeni i Tiranës.

Ajo nuk ka preferuar të tregojë gjininë apo emrin e bebit, por kanë qenë të afërmit që kanë zbuluar me komentet e tyre në Instagram se foshnja është djalë dhe çifti ka vendosur ta quajë Nikola.

Kështu, vajza e politikanes konfirmon lajmet e shtatzënisë dhe bashkëjetesës së re me një djalë misterioz, pas ndarjes me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli.

Ndërkohë, në këtë shëtitje një muaj pas lindjes, Megi duket se shoqërohet nga vëllai i saj, Genari, i cili shfaqet në një foto me qenushin dhe karrocën e bebit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb