Valentino Rossi ka ndjekur nga afër në stadiumin San Siro ndeshjen e mbremshme të futbollit Inter-Barcelona.

Kampioni i MotoGp ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij bukuroshe Francesca Sofia Novello dhe kanë bërë tifo për skuadrën italiane të Interit.

’Të shohësh këtë Inter është zbavitëse’, ka thënë ai. Fansat e kanë fotografuar atë dhe modelen në tribunën Vip, ku kanë qenë edhe të tjerë personazhe të njohur, si Bobo Vieri, Davide Bombardini, Alessandro Cattelan, Andrea Pucci dhe të tjerë.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb