Një vatër zjarri e madhe është regjistruar sot në Mirditë. Mësohet se zjarri ka rënë në malet e Bulsharës në Orosh të Mirditës.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej disa orësh, ndërsa flakët po shkaktojnë dëme të mëdha.
Situata bëhet edhe më e rëndë, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.
(BalkanWeb)