Në “Seria A” janë luajtur më shumë se gjysma e ndeshjeve të këtij sezoni dhe duke parë se po noton në ujëra të turbullta, skuadra e Veronës po tenton të gjejë lojtarët e duhur që mund t’i mundësojnë një tjetër pjesëmarrje në elitën e futbollit italian.
Ndoshta nuk mundet ta ndihmojë skuadrën me aftësitë e saj në fushë, por modelja e njohur Elena Rizzello, i është bashkuar nismës për të mbajtur ekipin në “Seria A”. Ajo ka premtuar se do të ndjekë çdo ndeshje në stadium deri në fund të sezonit.
27-vjeçarja është mjaft e njohur si tifoze e zjarrtë e Veronës, ndërsa në rrjetet sociale është e famshme për fotot mjaft ‘të nxehta’ që poston vazhdimisht.
Me sa duket, deri në përfundim të sezonit, futbollistët e trajnerit Pecchia do të kenë një aleat më shumë, frymëzimin e Elenës.
(e.k/BalkanWeb)