“Respektoj kontratën deri në fund të sezonit dhe më pas do të vlerësojmë situatën së bashku me klubin”, kështu u shpreh Antonio Conte pas sfidës kundër Milan, ku Tottenham “lau duart” me Champions. Në Angli janë të bindur, largimi i Contes është thjesht një formalitet, nuk ka më asnjë shans që italiani të vijojë të drejtojë “gjelat”.
Conte ka humbur këtë periudhë edhe dhomat e zhveshjes, ku mjafton të kujtojmë deklaratën e Richarlison pas ndeshjes, ku akuzoi drejtpërdrejtë trajnerin. Mediat në ishull kanë filluar të aludojnë se kush do të jetë pasuesi i tij në fund të këtij sezoni.
Pochettino është një pistë konkrete, drejtuesit e klubit do ta kthenin me dëshirë, por këtë herë argjentinasi nuk është shumë i bindur. Një tjetër emër është edhe Thomas Tuchel, ish trajneri i Chelsea, por gjermani kërkohet edhe nga disa ekipe të tjera.
(BalkanWeb)