Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Mbikalimin e Shkozetit, ku si pasojë është plagosur prokurori Arjan Ndoji.

Një prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranën dhe bëhet fjalë për Andi Malokun.

Bëhet me dije se Maloku është në një gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë plumba në shtyllën kurrizore. Ai po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Spitali ndërkaq është blinduar nga forca të shumta policore. Në hyrje në Spitalit Ushtarak të Tiranës, janë parë forca të shumta policie, të cilët ndodheshin aty të armatosur. Po ashtu, policia ka blinduar edhe spitalin e Durrësit.

Gazetarja Ida Ismalaj raporton për “News 24” se Andi Maloku ka marrë 2 plumba, një në gjoks dhe 1 në shtyllë kurrizore.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Mbikalimin e Shkozetit ka bërë që të reagojnë edhe politikanë opozitarë, të cilët thanë se atentati ndaj Ndojit është bërë nga qeveria.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb