Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga Elbasani, teksa një taksist është marrë peng për disa orë dhe është vjedhur me dhunë nga përgjegjësi i një lokali, i mbështetur dhe nga shoku i tij e dy kamerierët.

“BalkanWeb” sjell pamje nga lokali, ku ndodhi pengmarrja e taksistit. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë, përgjegjësin e lokalit, 33-vjeçarin Thanas Bejko, shokun e tij, 42-vjeçarin Ertis Skilja, si dhe dy kamerierët e lokalit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këta presona kanë mbajtur për disa orë peng në lokal taksistin Aldo Vyshka, si dhe i kanë vjedhur me dhunë 2000 euro.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb