Një sasi e madhe kokaine e pastër, prej 617 kg, është sekuestruar nga policia braziliane, teksa raportohet se kishte si destinacion Evropën, dhe nëse do të shitej në treg do të kapte shifrën e plot 9 milionë dollarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediet braziliane shkruajnë se pakot e drogës, të futura në një kabinë të dyfishtë të një kamioni, mbanin logon e klubit sportiv të Elbasan, çka shton dyshimet se lënda narkotike do të sillej në Shqipëri.

Lënda narkotike është zbuluar në një kamion, që udhëtonte në rrugë rurale, ndërsa janë arrestuar katër persona.

Përveç drogës, janë sekuestruar edhe kamioni dhe dy automjete tip Fiat, të cilët shërbenin për kontrollin e rrugës, teksa shoqëronin kamionin. Koordinatori i Grupit raportohet se ka qenë Nantel Col. José Nildo de Oliveira ka theksuar se kokaina e pastër ka vlerë më të madhe tregtare se sa llojet e tjera të narkotikëve.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb