Perfundoi edicioni i pare i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombetar te Lojrave Popullore dhe Riteve, një organizim me permasa kombetare nga Qendra Kombetare e Veprimtarive Tradicionale. Festivali u zhvillua pergjate dy diteve, ne qytetin e Bilishtit.

10 grupe nga mbare vendi konkurruan mes tyre dhe u vleresuan me cmime nga nje juri profesioniste. Gjate dy diteve gurpet zhvilluan paraden e kostumeve popullore te zonave qe perfaqesonin, te cilat i dhane hijeshi zones kembesore te qytetit te Bilishtit.

Grupi i Qarkut Elbasan mori cmimin e Jurisë, për “Lojën sportive më të mire” u vlerësua Grupi i Bashkise Devoll, “Loja humoristike me e mire” u vlerësua ajo e grupit “Vllah” të Kavajës, “Loja me e mire e burrave” ishte ajo e grupit “Thesaret Labe”, “Loja me e mire e grave” ishte cmimi që mori grupi “Qyprillinjte” e Roshnikut të Beratit, ndërsa “Loja me e mire e femijeve” u shpall ajo e grupit të Bashkise Kurbin. u vleresuan me Trofe dhe Certifikate Mirenjohjeje dy personalitete te trashegimise sone jomateriale, z. Hidajet Horta si dhe Shefki Kordalli, valltari 95 vjecar, qe ka pergatitur breza te tere valltaresh popullore.

Festivali i pare Folklorik Tipologjik Kombetar i Lojrave Popullore dhe Riteve nisi keshtu rrugetimin e tij, duke u bere pjese e festivaleve tipologjike qe organizohen nga Qendra Kombetare e Veprimtarive Tradicionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb