Një sasi rekord prej më shumë se 1 ton kokainë është sekuestruar në Itali. Mediet fqinje shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në një kontejner me banane, që vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion final Gjermaninë.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 1176 kg kokainë, e cila nëse shitej në treg kapte vlerën e plot 250 milionë euro. Në aksion kanë marrë pjesë Guardia di Finanza, Europol dhe antidroga italiane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: