Kjo është makina, e cila është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje në Kamëz.
Siç shikohet nga pamjet e siguruara nga Balkanweb, makinës i janë thyer xhamat.
Automjeti tip Benz është dëmtuar tek pjesa e xhamit të përparmë dhe tek xhami në sediljet e para.
I lënduari që ngiste Benzin është dërguar në spital, ndërsa policia ka identifikuar makinën nga e cila është qëlluar.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)