GREQI


Stuhi dhe shira të dendur kanë përmbytur vendin tonë fqinj, Greqinë. Si rrjedhojë e vërshimeve, janë përmbytur zona të tëra si Halkidiki, Kavala, Thaso.


Situata paraqitet kritike. Dëmet janë të mëdha dhe janë evakuuar zona të tëra. Preferktura e Maqedonisë Lindore ka shpallur emergjente për zonën e Kavallës dhe ishullin Thaso.


Situatë dramatike paraqitet edhe në Halkidiki, ku rrugët janë shndërruar sikur të jenë lumenj. Shirat në raste rrëmbejnë makina, duke rrezikuar banorët dhe kalimtarët. Janë shkaktuar po ashtu dëme të mëdha në shtëpitë e zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bëhet me dije gjithashtu se është izoluar ishulli Thaso si dhe është mbyllur porti, për shkak të motit të keq. Në zonën e Potamia Kavala, dy shtëpi janë shkatërruar plotësisht, duke bërë që të evakuohen familjet.

Shumë ndërtesa janë përmbytur, ndërsa stuhia vazhdon me të njëjtin tension në zonën veriore të Greqisë.  Situatë dramatike paraqitet edhe në Olimpiada, Halkidiki. Një shkollë u shkatërrua nga stuhia në Nea Marmara. Kjo është goditja e dytë e natyrës brenda pak muajsh në të njëjtën zonë të Halkidikisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: