Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Bulshar të Mirditës.

Gazetari Elidon Ndreka sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se zjarri vijon me intensitet të lartë, për shkak të kushteve atmosferike me temperatura të larta dhe erë të fortë.

Momentalisht është e pamundur të izolohet vatra e zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malore, që bën të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse. Në terren ndodhen 5 punonjës zjarrfikës dhe 2 specialistë të pyjeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: