SERBI

Akuzat e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, për ambasadoren e Kosovës në ShBA, që sipas tij është e përfshirë në “pazarin” me Serbinë për ndarjen territoriale, ka gjetur pasqyrim të shpejtë edhe në mediat serbe.


Teksa referon mediat kosovare, “B92” raporton se krahas akuzave për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Ramush Haradinaj nxori një tjetër emër dhe ajo është ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.


“Haradinaj: Çitaku ishte një nga ata”-kështu nis titulli i shkrimit të  medias serbe, e cila raporton lajmin menjëherë pas deklaratës së kreut të AAK-së.


Capture
Capture

Kreyministri në largim i Kosovës tha ndër të tjera se këta persona (mbështetësit e idesë) kanë bërë gabime të madha.

“Disa zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora Çitaku, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

 (n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb