Në krimin masiv në Cetinje të Malit të Zi mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre dy fëmijë, ndërsa mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër qytetarëve të tjerë.
Nga krimi mbetën të vrarë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë, raporton Vijesti.
I dyshuari për krimin në Cetinje, A.M, ka ndërruar jetë pasi ka kryer vetëvrasje.
Katër persona të cilët dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari janë pranuar në Qendrën Klinike.
Martinoviq ka nisur krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.
Mësohet se fillimisht në atë lokal ka ndodhur një përleshje, pas së cilës i kërkuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Administrata e Policisë së Malit të Zi ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për vrasjet e kryera në Cetinje.