SHBA

Policia amerikane ka arrestuar dhe publikuar fotografinë e njeriut, të akuzuar për vrasjen e 7 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve në Teksas këtë fundjavë.

Seth Ator, 36 vjeç, u qëllua dhe u vra nga policia në parkun e makinave të kinemasë Cinergy në Odessa, Texas, të shtunën pasdite. Autoritetet kanë thënë se ende nuk e kanë një motiv për ngjarjen e rëndë, por shtuan se ai do të kishte vrarë më shumë njerëz, nëse policia nuk do ta kishte qëlluar për vdekje, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Viktimat e agresorit janë të moshave nga 15 deri në 57 vjeç. Procesverbali në internet i gjykatës tregon se i dyshuari ishte arrestuar në vitin 2001 për një vepër kundërvajtëse që nuk do ta pengonte atë me ligj blerja e armëve të zjarrit në Teksas.

Dëshmitarët kanë treguar se në mesin e viktimave ka edhe të rinj e studentë. Numri i njerëzve të vrarë këtë vit tashmë ka arritur në 142, duke tejkaluar 140 personat, që u vranë në sulme vitin e kaluar. Në të shumtën e rasteve, agresorët janë vrarë nga policia.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb