BELGJIKE – Vrasësi shqiptar Erjon S. është kthyer në Belgjikë duke përdorur identitet të rremë. Ai u dënua në mungesë në Itali për vrasjen e një prostitute. Por në vend që të futej në burg në Itali, jetoi në Belgjikë për disa vite. Madje krijoi dhe një familje, pasi u martua dhe bëri 3 fëmijë. Por askush nga familjarët e tij nuk e dinin të vërtetën e errët të Erjonit.

Kur vrasësi u kap në Belgjikë në vitin 2015, Italia kërkoi ekstradimin. Kështu u lejua të kthehej. Dënimi i tij u reduktua deri në 17 vite burg në Itali. Por dy vite pas ekstradimit ai u kthye sërish në Belgjikë, ku do të kryejë pjesën tjetër të dënimit.

Ishte bashkëshortja e tij që u mor me procedurat dhe nuk e braktisi për asnjë moment. “Jemi të kënaqur që falë avokatit arritëm ta rikthenim Erjonin në Belgjikë. Tani familja është e bashkuar,” ka thënë ajo.

Vrasja e prostitutës

Në shkurt të vitit 2000, policia italiane në Mortizza gjeti trupin e vdekur të një prostitute 20-vjeçare të quajtur Betty Ramirez. Trupi i saj ishte hedhur në lumin Po. Banda e Erjonit e kishte rrëmbyer atë, torturuar për disa ditë dhe më pas e kishin mbytur. Me këtë veprim Erjoni kërkonte t’i tregonte bandave të tjera që nuk kishin punë në territorin e tij. Policia kishte identifikuar tre shqiptarët, por përapara se të kapeshin, “zogjtë kishte fluturuar”, shkruan gazeta holandeze “Niueëblad”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: