ELBASAN – Një 37- vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi është qëlluar disa herë me thikë në trup. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të stacionit të trenit në Elbasan.

Mësohet se 37-vjeçari Erjon Mihallari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi thika i kishte prekur organet jetësore.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se autorët i kishin zënë pritë 37-vjeçarit, të cilin e kanë goditur me thikë, sapo ka zbritur nga automjeti i tij në zonën pranë stacionit të trenit.

Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet e krimit, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ekspertë të policisë gjetën në vendngjarje edhe dy gëzhoja, çka ngre dyshime se mund të jenë përdorur edhe armë zjarri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb