Arsenal i dha fund ecurisë negative prej 4 humbjesh radhazi duke mundur mbrëmë Milanin 0-2 në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16 të “Europa League”.

Në një moment kur ndeshja ishte 0-2 për ‘topçinjtë’ dhe kur loja po kontrrolohej nga ata Granit Xhaka vendos të provojë të majtën e tij duke goditur nga larg. Topi përfundon shumë lart mbi portë.

Wenger u zemërua nga goditja e mesfushorit dh në një moment kur e kapën kamerat ai dukej gati të futej në fushë e të shkonte te Xhaka.
a97ede605aa2d21c6c9454cbce94e441
Shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës nuk i ktheu përgjigje teknikut francez por vendosi të shfrynte ndaj goditjes: “Oh hajde tani, pi***.”
xhaka
Më tej kamerave nuk u shpëtoj edhe reagimi i Aron Ramsey, mesfushorit tjetër të Arsenal që shënoi golin e dytë. Uellsiani u pa teksa qeshte pas goditjes së Xhakës, ndoshta jo pa të drejtë.
df66c9275aa2b8c86c94773aef0b5aa7

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb