Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi rreth një javë më parë një vizitë zyrtare në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së 72-të të OKB-së, ku edhe pati një takim kortezie me Presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin çifti kryeministror bëri edhe një foto.

Por jashtë axhendës zyrtare Rama ka zhvilluar edhe një takim privat me George Soros, i shumë anatemuar nga politika shqiptare dhe një nga kundërshtarët e Trump.

Këtë takim e ka bërë të ditur djali i manjatit hungarez Alex Soros, duke publikuar një foto në Instagram me Ramën dhe babain e tij. Alex bën edhe një përshkrim të detajuar të kryeministrit, i joshur nga veshja e tij.

“Gjithmonë është një kënaqësi të takosh kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Një rilindas i cili është bërë simbol i demokracisë liberale në Shqipëri dhe gjithashtu një artist i njohur botërisht. Për të mos përmendur që është i vetmi kryeministër që mban veshur T-shirt të Michael Jordan në takimet zyrtare, edhe pse jam një fans i përjetshëm i Knicks, nuk kam asgjë personale, përveç respektit”, ka shkruar djali i George Soros.

Rama-Soros

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb