Është belgu Kevin Faingnaert fituesi i edicionit të dytë të Zeiss Photography Aëards, konkursi ndërkombëtar i fotografisë i lindur në 2016 në bashkëpunim me World Photography Organisation.

Kandidatëve i është kërkuar të shohin përtej të ‘përditshmes’ për të fotografuar aspekte të jashtëzakonshme nga bota ku jetojmë, duke dokumentuar rëndësinë e një ose më shumë vendeve, të cilat kanë një kuptim të veçantë.

Fotot e fituesve dhe të atyre që kanë arritur në finale do të ekspozohen në ‘‘Sony World awards & Martin Parr-2017 Exhibition’’ në Londër nga 21 prilli deri në 7 maj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb