ELBASAN – Në Elbasan ka nisur puna për zgjerimin e rrugës ‘28 Nëntori’, (nga kryqëzimi i Dinamos tek konvikti), ku janë prerë disa portokalle shumë të rralla, të cilat do të zëvendësohen me pemë të tjera dekorative.

Banorët e kësaj rruge kanë shprehur pakënaqësi për prerjen e portokalleve, duke e cilësuar një masakër. Një prej këtyre banorëve ka dërguar foto në “BalkanWeb”, duke theksuar se çdo njeri që hynte në Elbasan çuditej nga këto portokalle.

“Një masakër është bërë sot në Elbasan. Janë prerë disa pemë të rralla dhe të fundit në Shqipëri, portokalle shumë të bukura jo të ngrënshëm, por për bukuri, pemë dekorative theksoj ishin të fundit dhe shumëvjeçare nuk gjen më si ato. Ishin të veçanta, çdo njeri që hynte në Elbasan çuditeshin kur i shikonin.”- shkruan qytetari në “BW”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb