ELBASAN

Të afërmit e një 76-vjeçare që është larguar pa adresë nga shtëpia prej një jave në qytetin e Elbasanit kanë njoftuar policinë dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Gruaja e moshuar që tashmë sipas familjarëve quhet e humbur është 76-vjeçarja Bale Sala. Ajo sipas vajzës së saj vuan nga sëmundja e sklerozës (probleme me kujtesën). 76-vjeçarja Sala në momentin që ka dalë nga shtëpia vetëm më 11 gusht, mbante veshur një fund me kuadrate gri dhe të bardhë si dhe një bluzë ngjyrë kafe.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fëmijët dhe të afërmit e 76-vjeçares nga Elbasani bëjnë thirrje të gjithë personave që mund ta kenë parë dhe që kanë dijeni se ku mund të gjendet, të informojnë në numrin 0697353244 ose në komisariatin e policisë së Elbasanit. Me gjithë kërkimet intensive të bëra që nga momenti i largimit të saj nga shtëpia nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb