TIRANË

Banorët e ‘Astirit’ në Tiranë tashmë e kanë kthyer protestën në traditë. Prej më shumë se 100 ditësh, ata mblidhen çdo mbrëmje në rrugë për të kundërshtuar projektin e “Unazës së Re”.

Duke kundërshtuar me forcë vijimin e projektit, ata në shenjë revolte i kërkojnë qeverisë  të heqë dorë nga ky projekt, pasi siç shprehen ata duke cituar edhe materialet e mediave, ky projekt është abuziv dhe korruptiv.

Në të gjithë betejën e tyre, banorët e Astirit nuk kanë qëndruar vetëm, por kanë patur mbështetje nga opozita e bashkuar, e cila njëherësh ka kërkuar që ky projekt të anulohet një orë e më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb