PATOS

Një zjarr masiv ka rënë gjatë kësaj të marte në vendin e quajtur ofiçina e vjetër në Patos. Menjëhërë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shumta të zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve.

Nga flakët rrezikohen seriozisht me dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa era  favorizon flakët dhe terreni i vështirë e shton edhe më tej rrezikun.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor dhe policia kanë nisur punën me qëllim dokumentimin e plotë të rastit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: