GJIROKASTËER-Një vatër zjarri është regjistruar sot në fushën e Mashkullorës. Nga të dhënat paraprake mësohet se flakët rrezikojnë disa hektarë me vreshta. Kjo është vatra e dytë e zjarrit ditën e sotme, pasi më herët u regjistrua një zjarr në fushën e Lazaratit.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarret kanë qenë të qëllimshme për djegien e kullotave, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e tyre.

Deri më tani raportohet për 250 rrënjë lajthi të djegura, që ishin në fazën fillestare të rritjes. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, u bë e mundur shuarja e flakëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb