SHBA- Zjarri që ka përfshirë Kaliforninë është i madhi në historinë e shtetit amerikan. Flakët e zjarrit që po ‘gllabërojnë’ zonën veriore kanë shkatërruar një sipërfaqe prej 1,145.26 kilometra katrorë ose një zonë më të madhe se ajo e Nju Jorkut.

Zjarri po favorizohet të përhapet edhe nga erërat e qëndrueshme dhe temperaturat që vijojnë të jenë të larta, shkruan ‘Tgcom’.

Ndërkohë në Qarkun Shasta, një zjarr tjetër i quajtur “Carr Fire” deri më tani i ka marrë jetën 7 personave, ndërsa janë shkaktuar shumë dëme materiale. Sakaq, Presidenti Donald Trump e ka vënë gishtin tek ligjet mjedisore të shtetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: