3 barazime në 4 ndeshjet e fundit kanë zbehur jo pak shkëlqimin e fillim sezonit, Juventusi i Thiago Motta-s nuk është më ai ekip i konsoliduar, mbi të gjitha nuk është më ai ekip solid në prapavijë pasi vetëm në 2 ndeshjet e fundit kanë pësuar 6 gola. Pas show në derbin e Italisë, Juve ngec sërish, këtë herë në një barazim 2-2 përballë Parma-s, mbase janë edhe me fat që dolën me një pikë.

Në aksionin e parë, pas vetëm 3 minutash, De Prato me kokë ndëshkoi Juven. “Zonja e Vjetër” reagoi në minutën e 31-të me McKennie që barazoi shifrat në 1-1 me një goditje të saktë me kokë. Parma nuk u mjaftuam me kaq, por në minutën e 38-të me një zbritje të shpejtë kapi “mat” mbrojtjen e Juves duke kaluar sërish në avantazh.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Conceicao dhuroi një assist perfekt për Weah me këtë të fundit që e kishte të lehtë të devijonte topin në rrjetë. Juve kishte të gjithë kohën e nevojshme për të përmbysur rezultatin, por në të paktën dy raste të pastra Parma i rrezikojë jashtëzakonisht shumë. Në fund, Yildiz kishte në këmbë topin 3-pikësht, por goditja e turkut u devijua në vijën fatale duke bërë që dy ekipet të ndalin nga një pikë pas barazimit 2-2. Pas javës së 10-të, Juve e sheh veten në vendin e 4-ët, 7 pikë larg Napolit kryesues.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas ndeshjes, Thiago Motta nuk i fshehu limitet e ekipit të tij: “Duhet të përmirësohemi nëse dëshirojmë të arrijmë rezultate, që sigurisht nuk është barazimi. Bëmë shumë gabime në metrat e fundit, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”. Barazimi i Juves mori vëmendjen e mediave në Itali: “Zbret Juve. Thiago, barazimi i 6-të, tani Gasperini është i treti”, shkruan Corriere dello Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb