BalkanWeb ka siguruar fotot e katër të rinjve që humbën jetën tragjikisht pasi automjeti tip “Mercedes Benz” me të cilin ata udhëtonin u përplas me një betoniere në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. Si pasojë e përplasjes, automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i makinës Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit. Enejdi dhe Erildi Laçi ishin vëllezër, ndërsa Andi Laçi ishte kushëri me ta. Viktima e katërt Enrikejd Kurti  ishte shok me tre të parët.

Eneid Dhe Rildi Laci Aksidenti Ne Fushe Preze
Eneid Dhe Rildi Laci Aksidenti Ne Fushe Preze

Vëllezërit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç

Gazetari Igli Çelmeta raporton se aksidenti është konstatuar nga një patrullë e shërbimit rrugor, i cili ka pikasur automjetin që kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një mjet i tonazhit të rëndë betoniere. Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga 25-vjeçari Enejdi Laçi dhe pas përplasjes së fortë me një betoniere ka shpërthyer në flakë.

Enrikejd Kurti Aksidenti Ne Fushe Preze
Enrikejd Kurti Aksidenti Ne Fushe Preze

Enrikejd Kurti, 24 vjeç

Betonierja e drejtuar nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi sapo kishte dalë nga pika e betonit rreth 100 metra nga vendngjarja dhe ka hyrë në rrugën kryesore, dhe kur është futur në rrugë ka ecur vetëm 20 metra. Në këto momente automjeti tip Benz me gaz-benzinë me të cilën udhëtonin të rinjtë është përplasur me betonieren, duke e goditur nga pas. Makina e të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flake për shkak se ishte edhe me impiant gazi. Përplasja ishte aq e fortë saqë mjeti është shkatërruar plotësisht.

Whatsapp Image 2025 03 20 At 14.11.47
Whatsapp Image 2025 03 20 At 14.11.47

Andi Laçi, kushëriri i vëllezërve Enejdi dhe Erildi Laçi

Policia po heton nëse betonierja ka pasur sinjale stop nga pas, sepse dyshohet qe të rinjtë nuk kanë parë momentin që betonierja është futur në rrugë dhe në asfalt nuk ka shenja frenimi.

Po ashtu po hetohet nëse betonierja ka ndaluar pasi është futur në rrugën kryesore apo ka qenë në lëvizje. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë me të kaluar në segmentin ku ndodhi aksidenti ka ecur vetëm 20 metra dhe shpejtësia ka qenë e ulët, ndërsa makina ku po udhëtonin të rinjtë ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Pas përplasjes, mësohet se drejtuesi i betonierës është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar pak orë më vonë nga policia.

Viktima e aksidentit tragjik po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, kur tre prej të rinjve kishin dalë për të marrë Erild Laçin, i cili kthehej nga Gjermania dhe sapo kanë lënë aeroportin janë nisur për në banesat e tyre në fshatin Borizanë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb