ITALI- Tre të burgosur shqiptarë në Itali janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Rebibbia në provincën e Lacios në Itali. Mësohet se shqiptarët, kishin pak ditë që ishin sjellë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Ata janë Mikel Hasanbelli, 36 vjeç, i dënuar për prostitucion, Ilir Pere, 40 vjeç, i dënuar për tentativë vrasje, dhe Tesi Basho, 36 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

evasi_rebibbia_facce

Sipas ‘Corriere Della Sera’, të burgosurit kishin përfituar nga kaosi i krijuar pas rënies së tërmetit dje në Italinë qendrore, pasi në burg ishin sjell disa të dënuar nga burgu i Camerinos, zonë e prekur nga lëkundjet.

Të njëjtat burime e cilësuan spektakolare arratisjen e shqiptarëve, të cilët përdorën çarçafë për të dalë prej aty. Mungesa e tre shqiptarëve ishte vërejtur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00-06:30. Mësohet se në departamentin G9 të burgut, ku ishin vendosur shqiptarët, dy të dënuar për vrasje, një për prostitucion, kishte të dënuar kryesisht për krime të ashtuquajtura “parandaluese”, kryesisht persona të akuzuar për dhunë seksuale apo ish-pjesëtarë të forcave të rendit për shkelje të ndryshme, që mbaheshin të ndarë nga njëri-tjetri.

Lidhur me këtë fakt kanë nisur hetimet për autoritetet e burgut, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: