Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua të mërkurën e kaluar (20 nëntor), ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë.

Shqiptari ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra.

Elton Dema, siç shkruajnë mediet e huaja, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në Itali.

Fillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.

I riu la pas fëmijët, partneren dhe nënën e tij. I ati i kishte vdekur 1 vit më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb