Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit ditën e sotme dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti.
Shkaqet që e kanë shtyrë 37-vjeçarin, i cili ishte pjesë e Gardës së Republikës drejt këtij akti të rëndë janë ende të paqarta.
(BalkanWeb)