Një amerikan që ka vendosur të jetojë në Shqipëri për shkak të punës ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në programin “A Show” në News 24. Fotografi James Leithart tregoi arsyet pse e mori këtë vendim dhe çfarë e josh nga Shqipëria.

“Arsyeja kryesore pse vendosa të vij këtu është fakti se ishte një vend i panjohur. Ky vend më dukej intrigues. Këtu ka shumë për të mësuar, për të parë, më pëlqen të forgrafoj gjëra që njerëzit nuk i kanë parë më parë, Jetoj prej 8 mujash në Shqipëri”,- thotë ai përballë Adi Krastës.

Por a ka vend për kritika? Leithart sqaron: “Të gjithë flasin keq për Shqipërinë, madje edhe vetë shqiptarët, por unë dua të nxjerr gjërat e mira të këtij vendi, edhe pse këtu ka edhe gjëra negative. Unë dua të ndaj ato pozitivet. Shqiptarët janë shumë mikëpritës”,- thotë ai.

Amerikani thotë se ka zgjedhur të jetojë në Pogradec e japë mësim në Buçimas dhe kjo është gjëja që i pëlqen të bëjë më shumë për momentin. Mbi çdo gjë ai do të veçonte ushqimin bio që gjen në zonë.

“Ushqimi është shumë i mirë. Kur isha në Amerikë kam pasur probleme me alergjitë nga ushqimi, këtu nuk e kam këtë problem. Këtu çdo gjë duket bio”,- shton Leithart.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb