Gzimi është ashtu siç ka emrin, një njeri që e shijon jetën në maksimum. Ai është fotograf nga Kosova që ka ardhur në Tiranë vetëm për të rrëfyer disa detaje nga jeta e tij për mikrofonin e Trending.


Gzim Sinani është fotograf personal i këngëtarit Ledri Vula, ndërsa objektivit të aparatit të tij nuk i kanë shpëtuar edhe shumë të famshëm të tjerë.



Ai tregon për Trending se të famshmit shpesh herë janë tekanjozë dhe nuk kënaqen lehtë me shkrepjet. I pyetur nga Melisa se nëse VIP-at tanë janë vërtetë aq të bukur sa dalin në fotografi, Gzimi tha: “Po janë”.

(BalkanWeb)