ANGLI – Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një të ri në Angli, teksa fotografon femrat nga poshtë fustanit. I riu, shfaqet në video duke parë produkte në një qendër tregtare në Londër, por në momentin kur klientet nuk e kanë mendjen, u afrohet për t’u bërë atyre foto.

Policia angleze ka publikuar videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë, dhe është në kërkim të personit që shfaqet duke filmuar femrat nga poshtë fustaneve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: