Dje më 24 Mars, u shënua 20 vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe. Fushata 72 ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën duke ikur nga barbarizmi serb.


Mes refugjatëve ka qenë edhe këngëtarja kosovare Fjolla Morina. Në rrjetet sociale qarkullon një foto e rrallë nga viti 1999, ku Fjolla shfaqet e lodhur dhe e rraskapitur nga
pesë ditë qëndrimi në Bllacë, në pritje të kalonte kufirin.


Momenti është kapur nga fotoreporterët në një foto që ilustron më së miri vuajtjet e popullatës civile. Pranë këngëtares duket edhe nëna e saj, e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Fjollës.


  • foto galeri