ITALI

Teksa Venecia akoma po lufton kundër ujit të lartë që ka pushtuar të gjithë zonën, venecianët nuk e humbin sensin e humorit, pak liberal.

Kështu një foto, është bërë simbol i kësaj situatë të vështirë, ku një grua shfaqet në mes të ujit dhe për të mos prishur pantallonat dhe çizmet vendos ti heq ato duke kaluar ujin vetëm me mbathje.

Një fotoreporter e ka fotografuar dhe kjo foto me të pasmet në pamje të parë ‘ulëret’ në web: ‘Kemi mbetur vetëm me mbathje’.

Niveli i ujit në Venecia preku 187 centimetra në orën 22:50 të së martës, niveli i dytë më i lartë historik pas përmbytjes me 194 cm në 1966.

Administrata komunale ka vendosur ta mbyllë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në qytet dhe në ishujt e Lagunës. Tre autobusë uji u mbytën ndërsa ishin të ankoruar në Sant’Elena, gondolat u shkëputën nga limanet, një zjarr goditi një kabinë elektrike pranë muzeut Ca ‘Pesaro.

Si pasojë e motit të keq dy njerëz humbën jetën në Pellestrina.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb