Balerina e njohur, Klaudia Pepa tërheq gjithnjë vëmendje me postimet në Instagram dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur për Shën Valentin ajo postoi një foto shumë romantike.

Klaudia shfaqej në vaskë, e rrethuar me tollumbaca të kuq në formë zemre. kaq mjaftoi që të hapej lajmi e të përflitej se Shën Valentini e gjeti çift.

Mirëpo në një prononcim për “Revista Class”, Klaudia ka treguar se nuk ka trokitur ende një dashuri e re në jetën e saj.

“Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për Instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, është shprehur Klaudia.

Auto Pepa1550347400
Auto Pepa1550347400

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb