Fotoja që tregonte dramën e refugjatëve, e realizuar nga reporteri Lazlo Boghan, që fitoi çmimin “Pulitzer”, duket se ka qenë një mashtrim. “Euronews” ka publikuar një video që tregon prapaskenat e fotos së realizuar në Hungari, që preku zemrat e shumë njerëzve.

Fotoja të jepte përshtypjen se refugjati po mbronte familjen e tij nga policia, por në fakt nuk ka qenë kështu. Në imazh, duket sikur burri po përqafon gruan e shtrirë bashkë me foshnjën mbi shinat e trenit.
Por e vërteta është se emigranti ka kaluar një moment histerizmi dhe i ka përplasur mbi shina gruan dhe fëmijën.

Policët ndërhynë për të shpëtuar gruan dhe foshnjën dhe në këtë moment reporteri realizoi foton prekëse, duke i dhënë ngjarjes një kuptim tjetër.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: